Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Lidhur me këtë aferë, gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, thotë se në gjithë këtë histori të lë të kuptosh se ka kaluar për luftë brenda mazhorancës, dhe si e tillë përdoret për tia bërë gropën njëri tjetrit.
“Dihet adresa edhe e Mirel Mërtirit edhe e Stela Gugalljes, të dy janë në Vjenë të Austrisë. Është një histori e cila po zgjat e nui kanë se çfarë ti bëjnë më, e pafund.
Aq shumë po zgjat, sa po përdoret edhe për luftë brenda mazhorancës, janë duke përdorur këtë histori për t’ia bërë gropën njëri-tjetrit dhe kjo gropë ka për ti marrë të gjithë, sepse po ra ai në burg, nuk ka për ta mbajt vetëm burgun.
Arben Ahmetaj ka dal nga ajo gropë, por nëse historia del siç duhet, Ahmetaj do të dal me ndonjë dardhe në dorë por problemi është se dardharët janë të tjerët”, tha Hoxha.