Nga Monada Myshketa
Pas shkarkimit të 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD, kjo parti sërish duket se nuk po gjen qetësi në strukturat e saj.
Një nga deputetet që ka shprehur pakënaqësi ndaj këtij vendimi të Enkelejd Alibeajt ka qenë edhe Jorida Tabaku. Tepër aktive në media kohët e fundit, Tabaku nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësi ndaj kësaj mase të marrë për Belind Këlliçin, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin dhe Agron Shehajn.
Vijimi i luftës brenda grupit parlamentar të PD, ka prodhuar edhe distancime.
Por duket se kreu i grupit parlamentar të PD nuk ka ngurruar të marrë masa edhe për deputeten Tabaku. Sipas burimeve, Alibeaj e ka shkarkuar Tabakun nga detyra e përfaqësuesit të përhershëm në Parlamentin e Këshillit të Europës duke e zëvendësuar atë me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Kjo konfirmohet edhe në rastin kur ky i fundit mbajti fjalën e tij në Këshillin e Europës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.