Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.
Pasi ekipet e kërkim-shpëtimit e nxorrën nga rrënojat dhe e çuan në spital, i riu në Kahramanmaras tha se kishte qenë duke luajtur playstation gjatë momentit kur kishte rënë tërmeti.
Ndërsa shtoi mes të tjerash tha se kishte mbijetuar gjatë gjithë këtyre ditëve nën rrënoja duke pirë pije të gazuar.
Tashmë ai është nën kujdesin e ekipeve mjekësore dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se deri më tani raportohet se numri i viktimave nga tërmeti apokaliptik në Turqi dhe Siri, ka arritur në mbi 28 mijë.