Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi vijojnë punën për nxjerrjen nga rrënojat të personave që mund të jenë ende gjallë.
Një video prekëse vjen nga Antakya në Turqi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit, ku një grua nxirret e gjallë nga rrënojat pas 108-orëve.
Ekipet e kërkim shpëtimit nga Koreja e Jugut, mundën të nxirrnin me shenja jeta nga rrënojat një 62-vjeçare të identifikuar si Selma Guneş.
Teksa nxirret, 62-vjeçarja pyet mes lotësh nëse burri i saj është ende gjallë.
“A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.
Ajo më pas u dërgua në një spital me autoambulancë dhe mësohet se është në gjendje të stanilizuar shëndetësore.
Tërmeti shkatërrimtar që goditit Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar 24 mijë të vdekur akualisht, por ky numër pritet të rritet për shkak të personave të shumtë që ndodhen ende nën rrënoja.