Një atentat me eksploziv është shënuar në Shkozet, Durrës, ku një makinë është hedhur në erë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:56 dhe makina që është hedhur në erë i përket Aldi Mustafës, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Nuk dihet se kush e drejtonte makinën në momentin që ka shpërthyer dhe nëse ka viktima apo të plagosur nga kjo ngjarje.
Aldi Mustafa është një emër i njohur për policinë pasi ka qënë i dënuar më parë për “Kanosje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po ashtu ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Mustafa u arrestua në gusht të 2021 pasi iu gjet në makinë armë dhe dyshohej se së bashku me dy të tjerë Uran Zyka nga Shijaku dhe Tahir Gjinika, po grumbullonin sasinë e armëve, me qëllim realizimin e një vrasje.