Pak minuta më parë një automjet tip “Golf” shpërtheu në lagjen 14 në Shkozet. Dyshohet se automjetit në pronësi të Aldi Muftafës i është vendosur tritol.
Aldi Mustafa ndërkohë nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.
Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës.
Edhe më parë është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve.