Në prag të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 14 maj në Turqi, udhëheqësi turk, Rexhep Tajip Erdogan është filmuar sërish teksa u shpërndan para fëmijëve ashtu siç bëri pas tërmetit katastrofik të shkurtit, gjatë vizitës së tij në zonat e prekura.
Ndërkohë që presidenti turk bënte këtë veprim, kalimtarët e pranishëm brohorisnin “Udheheqësi ynë, ne nuk do ia lëmë Turqinë tradhëtarëve” si dhe slogane të tjera pro tij.
Kjo video u kritikua ashpër nga mediat dhe partitë opozitare në vend.
Sipas mediave turke, lideri i opozitës, Kemal Kilinçaroglu mbizotëron në sondazhe përballë Erdogan, i cili ka humbur shumë mbështetje nga qytetarët pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima.