Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e njohur si Treshi në Tiranë. Një kamion ka përplasur për vdekje mesditën e sotme një 32-vjeçar.
Ai dyshohet se vuante nga shëndeti mendor, por çdo ditë bënte punën e policit në mënyrë vullnetare tek rrethrrotullimi. Ai mbante çdo ditë të veshur jelekun dhe mbante në dorë tabelën e policit, dhe ndihmonte njerëzit të ecnin në vijat e bardha.
“Ai është dërguar në spital teksa priten informacione të mëtejshme për drejtuesin e kamionit që e përplasi e më pas ia mbathi nga vendngjarja”, mësohet të ketë thënë një dëshmitar që ka parë aksidentin.