Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan.
Trump qëndroi për 57 minuta në Gjykatën e Manhatanit dhe më pas u lirua me kusht, raporton BBC.
Ai nuk pranoi të flasë për mediat as në momentin kur hyri në sallën e gjyqit dhe as kur doli.
Trump do të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ku pritet të flasë më vonë për çështjen penale.
Gjatë seancës, Donald Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza.
Akuzat për ish-presidentin e SHBA rrjedhin nga një hetim për një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës