Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ilirjan Celibashin për kandidatët e 14 majit.
Ndërkohë një ditë më parë shefja e diplomacisë amerikane bëri deklarata të forta duke thënë se shqiptarët meritojnë kandidatë të pastër dhe me integritet dhe partitë politike duhet të kujdesen për këtë.
Yuri Kim i bëri thirrje qytetarëve edhe të mos votojnë personat “Non Grata” nga SHBA, duke shenjëstruar drejtpërdrejtë Sali Berishën.