Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve të kuptojnë se si bashkia po i vjedh dhe po keqpërdor buxhetin.
I ftuar në një emision, Këlliçi është shprehur se në 8 vite, në prag të zgjedhjeve, bashkia ka nisur të shtrojë rrugën.
Ai ka përmendur dhe aferën me rrugën “Xhon Belushi”, duke e quajtur skandaloze, ku bashkia nis punimet pa u shpallur fituesi i tenderit.
“Qytetarët në Tiranë duhet të kuptojnë si vidhen, si keqpërdoret buxheti.
I ftoj që t’i thërrasin pak memories. Kur është hera e fundit në 8 vjet që bashkia ka shtruar një rrugë, së fundi ka nisur të shtrojë rrugë në prag të zgjedhjeve.
E nisa me ‘Xhon Belushi’, ishte një aferë skandaloze. I bënte tenderat vetë”, tha Këlliçi.
Më tej e ka vijuar denoncimin duke thënë se 60% i buxhetit të bashkisë shkon për rroga, për dieta, për makina me qira dhe rikonstruksione zyrash dhe byftek 1 mijë euro.
“Bashkia 60% të buxhetit e ka për rroga, për dieta, për ka makina me qira, për rikonstruksione zyrash. Është qesharake, këto para mund t’i përdorë për qytetarët dhe problemet e tyre”, tha Këlliçi.