Gjykata e Posaccme denon me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve ne policine e Elbasanit.
Palushi u arrestua gjatë operacionit Plumbi i Arte, ndërsa u gjet fajtor per akuzen e korrupsionit. ish-zyrtari I lartë I policisë ndihmonte Erion Alibej, të arrestuar si drejtues I një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.
Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.
Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që skishin lidhje me ngjarjen