Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në pavijonin e Mjekësisë, ku është kryer një ndërhyrje e rrallë.
Histori suksesi! Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë. Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses. Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.