Një banesë në Bilisht të Korçës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites së sotme. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të F.A por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmeve materiale.
Ende nuk dihen rrethanat e përfshirjes së banesës nga flakët ndërsa grupi hetimor i policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rëines së zjarrit.