Në gjykatën e posacme ka përfunduar senaca për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Gjatë seancës i penduari i drejtësise Luftar Recci i është pëegjigjur pyetjeve të avokateve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porostitës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë. Seanca e kësaj të premteje, është shoqëruar me debate mes dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reci, të pandehurve dhe avokatëve mbrojtes, madje këta të fundit edhe janë kërcënuar nga me jetë nga dëshmitari Recci.
Gjatë marrjes në pyetje Recci ka kërcënuar avokatin e Lulzim Berishës, Detar Hysi. Gjatë seancës, Recci, dëshmitar i drejtësisë, i eshtë drejtuar Hysit me fjalët se është një nga personat që do vritej.
OraNews kontaktoi me avokatin Detar Hysi cili është shprehur se do i drejtohet me kallezim prokurorisë dhe do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë.
Për dy vrasjet e bujshme , te pandehur, janë Lulzim Berishen, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.