Vitet e fundit , teoritë dhe parashikimet e Bill Gates për të gjitha llojet e aspekteve janë bërë të njohura: nga pandemia COVID-19 deri te shfaqja e inteligjencës artificiale dhe si do të ndikojë ajo në tregun e punës.
Në parashikimin e tij të fundit, ai kërkon nga popullata të përgatitet, pasi është diçka që mund të “vrasë” miliona njerëz.
E ardhmja, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, do të kalojë përmes përshtatjes së AI në jetën e përditshme. Edhe pse në teoritë e tij të mëparshme ai i referohej sesi do të ndikonte në tregun e punës, në të fundit ai ka shkuar më tej dhe ka paralajmëruar për përdorimin që mund t’i jepet kësaj teknologjie , veçanërisht nga qeveritë.
Miliarderi është veçanërisht i shqetësuar se AI është “shtytja e fundit” për të ringjallur një katastrofë bërthamore si ajo në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
“Ekziston një rrezik i lidhur në nivel global : një garë armatimi ku AI mund të përdoret për të hartuar dhe nisur sulme kibernetike kundër vendeve të tjera,” thotë ai në blogun e tij personal, “Gates Notes”. Përveç kësaj, është vigjilent ndaj mundësisë që një vend të zhvillojë një garë bërthamore duke përfituar nga inteligjenca artificiale.
Sipas mendimit të tij, kjo mund të lëshojë një lloj ‘Lufte të Ftohtë’ në nivel global: “Çdo qeveri dëshiron të ketë teknologjinë më të fuqishme për të ndaluar sulmet nga kundërshtarët e saj. Kjo nxitje zhvillimi për të mos lejuar askënd të udhëheqë gjithçka mund të çojë në një garë për të krijuar armë të reja dhe të rrezikshme kibernetike . Gjithçka mund të jetë më keq.”
Ky lloj zhvillimi do të nënkuptonte, për Gates, se ata mund t’i jepnin fund “mijëra ose miliona njerëzve” , pasi mund të përdoret për të shkatërruar disa nga sistemet që mbizotërojnë në kombet aktuale dhe që mund të rrezikojnë jetën e shumë njerëzve.