Gazetari Bled Mane, sot ka publikuar mesazhin e një ndjekësi, i cili e kërcënon me jetë.
“Ti që shan Kiarën, kam për të ta prer kokën. Do ta pres kokën”, shkruan ndjekësi i cili i ka dërguar edhe thirrje në Instagram Bledit.
Kërcënimet të kësaj natyre duket se po bëhen normale për ish-banorët e BBV. Pak ditë më parë ishte Krist Aliaj ai që ndau me ndjekësit një kërcënim që i vinte në mesazh.