Qeveria britanike vendosi të martën një paketë tjetër sanksionesh ndaj një prodhuesi iranian të dronëve dhe një sërë biznesesh të tjera të huaja, duke i akuzuar ata për furnizimin e forcave ruse me armë dhe komponentë për përdorim kundër Ukrainës
Qeveria britanike vendosi 25 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve në Iran, Turqi, Bjellorusi, Sllovaki, Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Rusi, raportojnë mediat e huaja
Britania, SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një sërë sanksionesh që nga shkurti i kaluar për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”.
“Sanksionet e sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetën e zinxhirëve të furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Presidentit rus Putin tani në vështirësi”, tha ministri i jashtëm britanik James Cleverly.
Prodhuesi iranian i dronëve Paravar Pars dhe shtatë nga drejtuesit e tij, tashmë subjekt i sanksioneve të SHBA-së të shpallura në shkurt, dhe dy eksportues të mikroelektronikës me bazë në Turqi, Azu International dhe Turkik Union, ishin në mesin e atyre të cilat ishin të shënjestruara nga Britania.
Sanksionet ndalojnë entitetet britanike të ofrojnë shërbime besimi, krijimin e një marrëveshje të ngjashme të atyre që janë të sanksionuar dhe gjithashtu vendosin ngrirje të aseteve, të cilat bllokojnë asetet e tyre të mbajtura në Britani.