Debutim fantastik i Roberto Firminos (realizoi tregolësh) në Ligën Saudite në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, me Al Ahlin që triumfoi 3-1 përballë Al Hazem, këtë të premte.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, që mban shiritin e kapitenit tek Al Ahli, entuziazmoi të pranishmit në stadiumin “Princi Abdullah Al Faisal” fillimisht me një goditje me kokë afër shtyllës në minutën e gjashtë.
https://twitter.com/brfootball/status/1690065470437601280?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Më pas siguroi të dytin me një goditje të lehtë pranë vijës fatale, pak minuta më vonë.
Goli i dytë i Firminos në ndeshje u ndihmua nga dy nënshkrime të tjera të verës.
Allan Saint-Maximin vrapoi fuqishëm me topin, përpara se të jepte një pasim të gjerë për Riyad Mahrez, krosimi i ulët i të cilit gjeti Firminon.
https://twitter.com/sportbible/status/1690267208021147648?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Një tjetër brazilian, Vina, shkurtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, por kjo ishte nata e Firminos.
Ish-i i Liverpoolit, realizoi të tretin në të 72-tën, duke vulosur shifrat në 3-1.
https://twitter.com/lfctransferroom/status/1690085819183230976?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Franck Kessie dhe Edouard Mendy gjithashtu bënë debutimin e tyre për Al-Ahli gjatë ndeshjes së të premtes.