Policia e Shtetit ka caktuar 100 kuota për studentë që duan të vijojnë studimet 1-vjeçare në Akademinë e Sigurisë. Kjo u bë e ditur nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuka, e cila përmendi gjithashtu kriteret që duhet të plotësojnë konkurrentët.
“Policia e Shtetit ka pacaktuar kuotat e pranimit bazë të nevojave të drejtorive nëpër qarqe. Numri u kuotave të për këtë vit është 100. Këta 100 të rinj do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur grupi i ekselencës, pasi ata do të plotësojnë disa kritere që vijnë nga degët jurisprudencës, ekonomi ose teknologji informacioni , mesatarja duhet të jetë 8, e sipë në të dyja ciklet e studimeve dhe gjithashtu duhet të kenë edhe gjuhën angleze.
Në përfundime të ciklitit të përshpejtuar, rreth një vit, këta studentë do të inkuadrohen në Policinë Kriminale për të fuqizuar goditjen ndaj krimit ekonomik dhe kibernetik. Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të policisë, ku aplikanti ka vendbanim të përhershëm”, tha ajo.
Ajo listoi kuotat në diosa drejtori vendore të Policë, ku nevojën më të madhe sipas zv.ministres e ka Korca dhe Kukësi.
“Janë 17 kouta në Korçë, 5 Berat, 8 Fier, 13 Vlorë, 16 Gorkastër, 13 Shkodër, 16 Kukës, 12 në Dibër”, shtoi ajo./K.B