Në Himarë u zhvillua dje protestë për të kërkuar lirimin e kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri, i arrestuar më 12 maj të këtij viti, për akuzën e “korrupsionit aktiv në blerjen e votave”. Krahas përfaqësuesve të organizatës “Omonia” morën pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës dhe Selanikut që hodhën parulla nacionaliste dhe kërcënuan për pasojat që do ketë Shqipëria në procesin e integrimit në BE.
Disa dhjetëra banorë të Himarës, përfaqësues të politikës greke dhe të shoqatës Omonia, protestuan dje në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, i zgjedhur si kryebashkiak, por i arrestuar më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale nën akuzën e “korrupsionit aktiv në blerjen e votave”. Protestuesit kanë kërkuar që ai të lirohet dhe betohet si kryebashkiak, pasi bazuar në ligjin zgjedhor nëse brenda tre muajve nga zgjedhja kryebashkiaku nuk betohet, atëherë humbet të drejtën e ushtrimit të detyrës si i zgjedhur. Beleri ka kërkuar disa herë në gjykatë që të lihet i lirë dhe kryejë betimin, por në asnjë rast nuk është pranuar kërkesa e tij. Pjesëmarrës në këtë protestë veç të tjerëve ishte edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut. Kjo situatë ka nxitur elitën politike greke, por edhe organizata të ndryshme të nacionalizmit ekstrem në Greqi që ta quajnë të paligjshëm procesin, madje duke kërcënuar se nëse Beleri nuk lirohet Shqipëria do ketë pasoja për integrimin e saj në BE. Athina zyrtare ka kërcënuar se në procesin e integrimit të Shqipërisë mund të vendosë veton e saj për ta penguar, pasi rastin Beleri e shohin si “cënim të minoritetit grek”. Në thirrjet e tyre protestuesit janë shprehur se qëndrimi i Belerit në burg është i padrejtë ndaj dhe duhet të lirohet menjëherë. Nga ana tjetër, edhe mediat greke po e ndjekin me shumë interes protestën ku në shkrimin e Protothema bëhet me dije se pala shqiptare ka tentuar të pengojë protestën për Belerin. Sipas Protothema një punonjës policie që kishte një copë letër në duar u tha organizatorëve se “tubimi është i ndaluar për arsye sigurie. Ju nuk e keni marrë dokumentin sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht”. Pritet që në protestë të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis. Por krejt të kundërtën pretendon policia e cila publikoi edhe dokumentin zyrtar ku ka lejuar protestën e cila është kërkuar nga përfaqësues të shoqatës Omonia, protest që do të zhvillohet nga ora 18.00-20.00. Pavarësisht pranisë së madhe te medias greke dhe ato lokale tonat nuk janë shënuar incidentedhe policia ka qenë e pranishmë në distancë për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke respektuar ligjin e tubimeve. Në reagimin e tij Beleri thekson se është i vendosur t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se nuk do të heqë dorë nga betimi i tij si kryetar. “Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, ka deklaruar Beler inga qelia. Ndërsa parrulla nacionaliste kanë hedhur kryebashkiakët grekë që u bënë pjesë e protestës në Himarë, duke tundur flamurin nacionalist. Ai theksoi se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh: “Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”. “Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai. Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit. Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës. “Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.