Një burrë vdiq dhe katër të tjerë u plagosën pasi u sulmuan nga një tufë bletësh, gjatë një funerali në Indi.
Bletët ndoqën grupin e njerëzve duke shkaktuar kaos. Një burrë i quajtur Bondar Singh u vra në sulm, konfirmoi policia lokale, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spitalin në Barwani, thuhet me lëndime të rënda.
Në maj, gjashtë persona u pickuan për vdekje pasi një shofer autobusi u përplas me një kosheret plot me bletë afrikane në Nikaragua. Shoferi 22-vjeçar humbi kontrollin e autobusit të shkollës pas problemeve mekanike dhe u rrëzua në një shpat të thellë 160 metra në komunën e San Sebastián de Yalí. Nga përplasja bletët filluan të thumbonin vazhdimisht pasagjerët në autobus.
Në prill të vitit të kaluar një burrë 70-vjeçar Thomas Hicks, u vra nga një tufë prej 60,000 bletësh që e sulmuan atë ndërsa ai po kosittë lëndinën e tij në Teksas. Pickimet e shumta bënë që ai të pësonte një arrest kardiak dhe humbi jetën në oborrin e tij në Stephens County.