Borussia Dortmund ngec në transfertën e Bochum në takimin e javës së dytë të Bundesliga, që u mbyll me barazimin 1-1.
Ishin vendasit ata të cilët zhbllokuan sfidën, me Stoger që realizoi një super gol në minutën e 13’.
Miqtë tentuan në disa raste të reagonin, megjithatë goli i barazimit u realizua në minutën e 56’ nga Malen, që i dhuroi një pikë ekipit të tij.
Pas javës së dytë Bochum merr pikën e parë të sezonit dhe renditet në vend të 13-të, teksa Dortmund renditet në vend të katërt me katër pikë.