Juventus-Bologna ndajnë pikët në takimin e javës së dytë të Serie A.
Pas fitores ndaj Udineses javën e parë, Juve ngec në shtëpi në përballjen me Bolognan.
Ishte Ferguson ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 24’ pas asistit të Zirkzee dhe kaloi miqtë në avantazh.
Në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 52’ Vlahovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por ai gol u anulua për pozicion të parregullt të Rabiot.
Megjithatë në minutën e 80’ sulmuesi e gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë barazimin ekipit të Allegrit.
Pas këtij takimi Juventus renditet në vend të katërt me katër pikë, teksa Bologna merr pikën e parë dhe renditet në vend të 14.