Thonë se dashuria nuk kushton asgjë. Por kjo sigurisht nuk është e vërtetë për dasmat.
Në vitin 2022, çiftet në Shtetet e Bashkuara shpenzuan mesatarisht rreth 30,000 dollarë për t’u martuar, sipas një raporti nga faqja e internetit e dasmave The Knot .
Por nuk ishte gjithmonë kështu.
Në Las Vegas, në vendin e quajtur Kapela e Luleve, çiftet mund të martohen për vetëm 15 dollarë për një paketë dasme që përfshin:
· Një ceremoni në vend
· Një fotosesion 10-minutësh dhe pesë fotografi 4×6
· Një buqetë martese
· Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonies
Çmimi i paketës zakonisht është 500 dollarë.
Paketa e dasmës me zbritje është pjesë e një feste që përkujton 70 vjet që kur Las Vegasit iu dha për herë të parë ky emër, sipas një fushate që promovon Las Vegasin si “Kryeqyteti i Dasmave të Botës”.
Paketa është e disponueshme për 70 çifte. Që nga sot, të gjitha paketat janë ende në dispozicion, tha Sharpe për CNBC./S.M