Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas intervistët që kryeministri Edi Rama dha në gazetën greke Kathimerini. Beleri shprehet se Athina e detyroi Ramën që të mungonte në samitin e mbajtur mes përfaqësuesve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse në qeli Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri vijon të kënaqet sa herë përmendet emri i tij, sidomos nga pala greke dhe kryeministri Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale Beleri ka komentuar intervistën e Ramës të dhënë për gazetën e njohur greke Kathimerini. Ai e ka komentuar intervistën e Kryeministrit Edi Rama si një “intervistë të vetëkërkuar”. Në reagimin e tij në Facebook, Beleri shprehet se sipas tij, Edi Rama reagoi “pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor”. Beleri ndihet “optimist” për veten se emri nuk I është përmendur kurrë kaq shumë në jetën e tij, e sidomos nga maja e politikës në dy shtete, Greqi dhe Shqipëri. “Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore: Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë”-thotë Beleri. Sipas tij Rama u “pendua” për fjalët e thëna ndaj tij përgjatë fushatës elektorale dhe veçanërisht dy ditë para se ta arrestonin për akuzën e “korrupsionit aktiv në blerjen e votave”. “Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjejë staturën politike për të bërë mea culpa, por ta nënkuptojë dhe ta vërtetojë në praktikë”-shruan Beleri, ndërsa Ramën e quan gënjeshtar teksa shprehet se: “ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme. Kërkova nga redaksia e KATHIMERINI që të dielën e ardhshme, më 3 shtator, të pranojë një shkrim timin me rastin e intervistës së Edi Ramës. Nesër të rëndësishmet zoti Rama”- shkroi Beleri./kb