SPAK ka reaguar në lidhje me një lajm që po qarkullon në mediat se kreu i SPAK, Altin Dumani është marrë në mbrojtje nga Garda e cila ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e tij.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara.’- thekson SPAK.
Ndërkohë për Report Tv, kreu i SPAK Altin Dumani tha se nuk ka pasur asnjë situatë apo problem që ndaj tij të merren masa të shtuara.
‘S’kam asnjë problem apo situatë! Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde.’- tha Dumani./kb