Barcelona ka realizuar dy huazime të rëndësishme në fund të merkatos verore, Joao Felix është afruar nga Atletico Madrid dhe Joao Cancelo është afruar nga Manchester City.
“Ëndrra është bërë realitet”, kështu e njofton Barcelona zyrtarizimin e Joao Felix, i cili zbarkon në Katalonjë si huazim për një sezon nga Atletico Madrid, me sulmuesin që nuk ishte në planet e “colchoneros” pas huazimit vitin e kaluar te Chelsea.
Kështu portugezi do të luajë sërish në La Liga, por tashmë me skuadrën që e ka dëshiruar që fëmijë, siç thotë ai vetë: “Ishte ëndrra ime qëkur kam qenë fëmijë”.
Ndërkohë edhe Joao Cancelo transferohet nga Manchester City te Barça në formë huazimi deri në verën e 2024-ës. Cancelo nuk ishte në planet e Guardiolës dhe pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich gjeti skuadrën e re, Barcelonën.