Sukses i madh i Tottenham në fushën e Burnley me shifrat 2-5. Goli i Foster nuk trembi aspak Spurs, që reaguan më pas me Son dhe Romero në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vazhdoi spektakli i djemve të Ange Postecoglou, të cilët “tundën rrjetën” me Maddison dhe me dygolëshin e Son. Në fund pati kohë për Josh Brownhill, për të ngushtuar shifrat në 2-5.
Chelsea imponohet në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj modestëve të Nottingham duke konfirmuar krizën e thellë. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Elangas.