Moderatorja Arbana Osmani ndodhet prej disa ditësh në Itali, ku ka kaluar kohë pranë partnerit të saj dhe mikeshës së ngushtë, Xhemi Shehu.
Në profilin e saj në ‘Instagram’ nuk kanë munguar fotot dhe videot në lidhje me eksperiencën nga pushimet, por edhe ushqimet e larmishme që po shijon në Itali.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë një story nga darka krah Eduard Grishajt, ku dhe ka bërë një premtim publik për të gjithë ata që e ndjekin.
“Mos më flisni më me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, ka shkruar Arbana.
Por vlen të theksohet se moderatorja në fotot e ndara në rrjet është shfaqur në super formë./ S.M
