“Pëkujdesi social” merr 300 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë ku u vendos një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2019, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. “Në buxhetin e miratuar për vitin 2019 të bëhet rishpërndarja e fondeve, ndërmjet tri ministrive si më poshtë vijon:
- a) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t’i pakësohet fondi prej 300 milionë lekësh në programin buxhetor “Sigurimi shoqëror”, të buxhetit të shtetit, për shpenzime korrente, në artikullin 604, “Transfertë nga buxheti i shtetit në buxhetin Institutit të Sigurimeve Shoqërore”;
- b) Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’i shtohet fondi prej 300 milionë lekësh në programin buxhetor “Përkujdesi social”, për shpenzime korrente, në artikullin 606, “Transfertë për buxhetet familjare dhe individët”. arkiva.fjala.al/