Real Madrid mbetet ekipi për t’u marrë shembull në Champions (Grupi C), teksa triumfoi 2-3 në transfertë ndaj Napolit. Kampionët e Italisë shënuan të parët me mbrojtësin Ostigard, por u përmbysën brenda pjesës së parë, pas golave të Vinicius dhe të zakonshmit Bellingham. Me fillimin e pjesë së dytë, djemtë e Garcias barazuan llogaritë me polakun Zielinski, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një autogol i Meret nderoi Los Blancos, vetëm 10 minuta nga fundi. Reali ka pikët e plota dhe kryesues grupin, 3 më shumë se Napoli ndjekës dhe 3 më shumë se Braga e vendit të 3-të. Union Berlin duhet të përpiqet akoma në ndeshjet e radhës, për të marrë pikët e parë.
https://twitter.com/tobiola006/status/1709292968270524857?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në grupin D, Inter arkëton 3 pikët e para. Sukses i vuajtur i zikaltër në Itali me shifrat 1-0 ndaj Benficës. Takimi u vendos nga një gol i Thuram, në fillimin e pjesës së dytë. kështu, ekipi i Inzaghit renditet në vendin e dytë me po aq pikë sa kryesuesit e Sociedad. 3 pikë i takojnë Salzburg-ut të vendit të 3-të, Benfica mbetet pa pikë deri më tani.
#Thuram goal to take the lead for Inter#UCL #InterBenfica pic.twitter.com/FOHGLw3jcw
— CoDa 🇮🇹✝️ (@CoDa29_) October 3, 2023