Në Grupin F, Newcastle i dha leksion futbolli PSG-së, duke e mundur 4-1 në St. James’ Park (Newcastle).
“Qymyrxhinjtë” i befasuan të gjithë duke shënuar 3 herë radhazi në portën e kampionëve të Francës. Siparin e golave e hapi Almiron, ndërsa brenda fraksionit të parë dyfishoi Burn. Në kolaps total, ekipi i Enrique pësoi golin e 3-të me fillimin e pjesës së dytë nga Longstaff. Hernandez ngushtoi shifrat menjëherë, por parisienët nuk ia dolën dot të ktheheshin në lojë. Në fund, anglezët vulosën rezultatin në 4-1 me Schar.
Në takimin tjetër të grupit, Dortmund dhe Milan barazuan 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta në “Signal Iduna Park”, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot. Sa i takon renditjes, kryeson Neëcastle me 4 pikë, 1 më shumë se PSG e vendit të dytë dhe 2 më shumë se Milan e vendit të 3-të. Në fund qëndrojnë verdhezinjtë e Terzic, me vetëm 1 pikë.