Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së deputetëve të PD.
Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi një ditë më parë nga partia Gazment Bardhin, me argumentin se po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me personat non grata.
Ky vendim i Kryesisë do të thellojë përçarjen në Partinë Demokratike, me Bardhin që nuk i njeh vendimet dhe nga ana tjetër me grupin e Lulzim Bashës që kërkojnë ta largojnë atë edhe nga posti i kreut të Grupit të PD, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka dalë me një vendimmarrje.
Ndërkohë, pas përjashtimit, Gazment Bardhi zhvilloi ditën e sotme takimin e radhës me deputetët e Sali Berishës. Mbledhja u mbajt në Kryesinë e Kuvendit./ S.M