Romelu Lukaku ishte pa dyshim një nga protagonistët më të diskutuar të gjithë sesionit të merkatos.
Për të fillimisht u fol për një rikthim tek Interi, më pas për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe në fund për një transferim sensacional tek Juventusi, për të vendosur më pas kalimin te Roma.
Sulmuesi belg, duke folur nga grumbullimi i përfaqësueses së tij, iu kthye temës së merkatos.
“Shumica e njerëzve që janë këtu në sallën e shtypit më njohin. Ata e dinë që nuk më pëlqen të merrem me fjalë boshe.
“Me kalimin e kohës do të flas, por nëse do të thosha vërtet se si shkuan gjërat verën e kaluar, të gjithë do të tronditeshin. Janë thënë dhe shkruar shumë budallallëqe, ka pasur momente që mund të kisha shpërthyer, gjë që do të kishte ndodhur pesë vjet më parë.
Tani jam i fokusuar vetëm te futbolli dhe duhet të falënderoj Radja Nainggolan për kontaktin me Romën”.