Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mundësitë për të kandiduar për një mandate të katër në një intervistë në Euroneës Albania.
Ai tha se asnjëherë nuk i dihet se sim und të shkojnë gjërat.
“Kurrë nuk kam menduar për mandatin e radhës, mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në mandatin aktual. Nuk i marr këto vendime paraprakisht, sepse jeta më ka mësuar, herë me të keq e herë me zemërgjerësi, që është më mirë të kesh një vizion dhe destinacion, por të planifikosh dhe të punosh hap pas hapi. Nuk i dihet kurrë me këto gjëra që po ndodhin. Por edhe pa ndodhur diçka, sërish nuk i dihet.”, u përgjigj Rama
Por, a e synon Rama politikën e jashtme pas mandatit të tretë?
“Fakti që komentet ndaj delegacionit rus në OKB u bënë virale ishte çështje fati. Tema ishte shumë e rëndësishme për të gjithë. Kurrë nuk do kishte dalë Shqipëria në të gjitha mediat botërore në një tjetër mënyrë. Ishte fantastike për vendin, për emrin e Shqipërisë. Kur nisa këtë rrugëtim, nuk i kisha të gjitha flokët, por kisha pak flokë të bardha. Tani siç mund ta shihni, është mision i pamundur të gjeni një fije të zezë në kokën apo fytyrën time. Çdo ditë që kalon, unë hyj në një borxh akoma më të madh me familjen time, fëmijët e mi, miqtë. Ka jetë edhe përtej politikës.”, tha Rama.
Cilat janë planet e tij pas tërheqjes nga politika?