Zgjedhja e bërë nga tre prej futbollistët më të mirë të dhjetë viteve të fundit, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar ka qenë e imponuar edhe nga paratë, madje janë ato që kanë vendosur, shuma të cilat nuk mund të fitoheshin më në Evropë.
I pari dhe i fundit janë transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa argjentinasi ka shkuar në Amerikë, dhe janë lojtarët që kanë fiuar më shumë në 2023-shin. Lista është bërë nga Forbes.
Në vendin më të ulët të podiumit ndodhet Neymar, i cili u largua nga PSG për t’u transferuar tek Al Hilal. Braziliani është “më pak i paguari” duke fituar 112 milionë dollarë në harkun e një sezoni, edhe falë sponsorizimeve.
Në vendin e dytë është ish-ylli i Barcelona-s, Lionel Messi, që ndryshe nga dy të tjerët ka vendosur të transferohet tek Inter Miami. Megjithatë, të ardhurat nuk kanë ndryshuar. Edhe kampioni argjentinas fiton shuma marramendëse në harkun e një viti, duke arritur deri në 135 milionë dollarë.
Ai që e fiton këtë renditje speciale të futbollistëve më të pasur është Cristiano Ronaldo. Të ardhurat e portugezit i kalojnë 260 milionë dollarët në vit tek Al Nassr.
Renditja me 10 lojtarët me të ardhurat më të larta:
1. Cristiano Ronaldo ($260m)
2. Lionel Messi ($135m)
3. Neymar ($112m)
4. Kylian Mbappé ($110m)
5. Karim Benzema ($106m)
6. Erling Haaland ($58m)
7. Mohamed Salah ($53m)
8. Sadio Mané ($52m)
9. Kevin De Bruyne ($39m)
10. Harry Kane ($36m)