Ylli brazilian, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze të re në fund të dhjetorit 2022, në një klub nate në Barcelonë, mbetet në paraburgim, por po përpiqet të…mbyllë çështjen e tij.
SPANJE – Dhjetë muaj pas incidentit dhe nëntë pas paraburgimit, Dani Alves po numëron mbrapsht për gjykimin e tij, por në prapaskenë ai po përpiqet të mbyllë çështjen para se të arrijë te publiku.
Me gjykimin e tij që pritet të nisë në fund të dhjetorit dhe gjykata e Barcelonës ka refuzuar dy herë kërkesën e tij për lirim nga burgu, ish-ylli i Barcelonës ka ndryshuar përfaqësuesin ligjor dhe mesa duket ka ndryshuar edhe taktikën e tij. Avokati i tij i mëparshëm, i njohur për çështjet e yjeve të tjerë të futbollit që kishin probleme me drejtësinë, nuk arriti të zgjidhte shumë dhe zëvendësuesi i tij është i spacializuar, siç raportojnë mediat spanjolle, në kodin penal dhe…marrëveshjet jashtë gjykatës.
Dhe pikërisht këtë po përpiqet të bëjë me qëllim uljen e dënimit dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përpara gjyqit.
Që të ndodhë kjo, Alves do t’i duhet të dëmshpërblejë vajzën që dyshohet se ka përdhunuar natën e 30 dhjetorit dhe megjithëse ai vetë këmbëngul në pafajësinë e tij (edhe pse e ka ndryshuar pesë herë dëshminë e tij për atë që ka ndodhur në të vërtetë) përtej parave që do të japë, gjithashtu duhet të pranojë fajësinë.
Të dyja palët kanë nisur negociatat me shpresën se deri në fillim të muajit do të arrihet marrëveshja, pasi nëse bëhet gjyqi dhe Alves shpallet fajtor rrezikon 10 vite burg./I.S