Një 11-metësh i fituar në fundin e sfidës dhe I shndërruar në gol nga Virgil van Dijk i dha fitoren Holandës në fushën e Greqisë dhe njëkohësisht vendin e dytë në Grupin B.
Një sfidë plot emocione, pasi një fitore e mundshme e Greqisë do ta nxirrte jashtë loje përfaqësuesen portokalli.
Duhet theksuar se Holanda pati mundësinë për ta mbyllur më herët takimin, por Wout Weghorst gaboi përballë Vlachodimos.
Gjithsesi, një tjetër 11-metërsh, jo pak i dyshimtë (u konfirmua nga sistemi VAR), i dha një tjetër shans Holandës, të cilin e shfrytëzoi mbrojtësi i Liverpoolit.
Cristiano Ronaldo i pabesueshëm që në start në sfidën mes Portugalisë dhe Bosnjë Hercegovinës. “Ylli” portugez realizoi dy gola të shpejtë në portën përfaqësueses ballkanase në minutat 5’ dhe 22’. Të parin e realizoi me 11-metërsh, ndërsa golin e epërsisë së dyfishtë pas asistit të marrë nga Joao Felix. Më pas shënuan Fernandez, Cancelo e Felix.
5-0 rezultati përfundimtar, me Portugalin që “shkatërron” Bosnjen dhe bind në vendin e parë.