Barcelona, me në krye trajnerin Xavi Hernandez, gjendet në një fazë “të nxehtë” ndeshjesh, e ku përballja me Realin në datën 28 tetor mund të konsiderohet si kurba.
Megjithatë, nëse i referohemi numrit të lartë prej lojtarëve të lënduar, atëherë situata merr ngjyra më të zymta. Robert Lewandowski, Yamal, Balde, Pedri, Raphinha, Kounde dhe Frenkie de Jong janë emrat që kanë mbushur infermierinë e katalanasve.
Me shumë gjasa Yamal dhe Balde priten të riaftësohen brenda kësaj jave, por çështja më e rëndësishme në “strehën” e kampionëve të La Ligës përkon me gatishmërinë e Lewandowskit dhe Pedrit përpara Realit, e cila nuk jep një panoramë të qartë nëse binomi në fjalë do t’ia dalin të jenë të disponueshëm.