Ditën e nesërme, të hënën në orën 13:30, është caktuar verifikimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Berisha pretendoi një ditë më parë, në konferencën që dha për mediat në orët e vona të së shtunës, se leja për kthimin e zonës nga sportive në zonë banimi ishte firmosur nga kryetari i bashkisë së asaj kohe. Por në dosjen voluminoze theksohet se leja për kthimin e sipërfaqes prej 0.7 hektarësh në rrugën “Frosina Plaku” nga zonë sportive në zonë banimi është firmosur nga vetë Sali Berisha, kryetar i KKRT-së.
Akuzat e ngritura:
- Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
- Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
- Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi./kb