Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar dy kerkesa të paraqitura nga forca politike Alenca për Ardhmërine e Kosovës.
Njera nga kerkesat ka të bejë me një deklaratë në mbeshtetjes të Rezolutës së Parlamentit Europian, që pas luftës në Kosovë është rezoluta më e fortë në mbështetje të situatës në Kosovë e cila ka 28 pika.
Në deklaratë parashtrohet kërkesa që hetimi ndërkombetarë të ndodh për të parë involvimin e shtetit serb në këtë temë.
Pika tjetër ka të bejë me rinkonfirmimin edhe njëherë të drejtimit të Kosovës pro intergrimit në Nato dhe BE.
Pika e fundit e kësaj kërkese kërkon që të gjitha vendet anetare të BE-së të dënojnë aktin e involvimit/sponsorizimit të Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Mbi të gjitha të hartohet një deklaratë e Kuvendit të Kosovës në shenjë mirënjohje dhe respekti për ketë deklaratë.
Kerkesë tjetër e Aleances per Ardhmerinë e Kosoves ka në qëndër mbledhjen e jashtzakonshme për ngritjen e koeficientit të pages nga 105 ne 129 euro, për të cilat janë mbledhur firmat dhe jane duke punuar që të kenë dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës./I.S