Qeveria ka marrë sot disa vendime që shtyjnë pa afat masat kufizuese të përcaktuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Siç thuhet në vendimin e firmosur nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, baret, restorantet, fast food-et dhe strukturat akomoduese do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të pandemisë.
Duke qenë se nuk dihet ende se kur do të marrë fund pandemia e COVID-19, ky urdhër nuk ka një afat përfundimtar.
Pavarësisht se 3 prilli ishte përcaktuar si afat përfundimtar, rastet e reja të infektimit që po shfaqen në Shqipëri e bëjnë të nevojshme vazhdimin e izolimit.
Gjithsesi, kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se pas 10 ditësh pret lehtësimin e masave kufizuese.
-Urdhri/ Shtyhet sërish hapja e shkollave, nuk vendoset afat tjetër
