Ambasada e Kinës në Tiranë i ka doërzuar disa teste për COVID-19 Institutit të Shëndetit Publik. Nga ky institucion bëhet me dije se ka marrë mbështetje të teste nga Kina.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.
Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.
Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar”, shkruhet në faqën e ISHP-së.
Kina ka ndihmuar disa shtete në Evropë me medikamente dhe personel mjekësor, në përballjen me koronavirusin, që ka marrë me mijëra jetë njerëzish.