Lajmi për çdo person i cili ka qenë i shtruar në spital e ka fituar betejën me COVID-19, rrit shpresat tek të gjithë se shumë shpejtë njerëzimi do ta mposhtë këtë koronavirus.
Kryeministri Edi Rama deklaron se 10 persona të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e sotme duke e çuar në 99 numrin e personave që fituan betejën me COVID-19.
“LAJM I MIRË: 10 TË SHËRUAR SOT”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Në 24 orët e fundit 112 persona janë testuar për koronavirus, nga të cilët 27 raste të reja janë konfirmuar pozitiv, duke çuar në 304 numrin total të të prekurve. Po ashtu, ka ndërruar jetë një 75-vjeçar duke çuar në 17 numrin e viktimave./ arkiva.fjala.al/