Në rrjetet sociale së fundmi po qarkullon videoja e një burri gjysmë të zhveshur i cili ka dalë në rrugë duke mbajtur dy shpata në dorë dhe ka shkaktuar panik.
Burri pretendonte se kishte koronavirus dhe i bëri rezistencë urdhrit të policisë për të hequr shpatat dhe për t’u dorëzuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:45 të pasdites së djeshme në një lagje të Madridit.
Burri ishte arratisur nga spitali pasi dyshohej se ishte mbartës i koronavirusit. Një zëdhënës i Policisë Kombëtare të Spanjës konfirmoi: Oficerët kanë arrestuar një burrë këtë pasdite pasi ai i kërcënoi ata me shpata.
Ai është në paraburgim dhe do të përballet me gjobë për shkeljen e urdhrave të bllokimit, si dhe për kundërshtim të forcave policore.
Në video shihet burri teksa bërtet: Unë do ju vras të gjithëve bij k***ash.
Makinat e parkuara aty afër u goditën dhe u dëmtuan nga furgonët e policisë ndërsa këta të fundit po përpiqeshin të kapnin të dyshuarin që mbante shpatat në dorë.arkiva.fjala.al/ Burimi: DailyMail