Kompania Novavax Inc shkruan se ka identifikuar vaksinat që mund të përdoren kundër koronavirusit.
Sipas kompanisë amerikane provat klinike të këtyre vaksinave do të fillojnë të kryhen në muajin maj.
Një prej këtyre vaksinave “prodhon nivele të larta të antitrupave duke neutralizuar SARS-CoV-2, dhe kjo është provuar në eksperimentet që janë bërë me kafshët” u shpreh tha presidenti Novavax i R&D Gregory Glenn, shkruan MarketWatch.
Faza e parë e studimit të kontrolluar do të fillojë në mesin e muajin maj dhe rezultatet pritet në korrik.
Organizata botërore e quajtur ‘Koalicioni për Inovacion e Gatishmërive Epidemike” ka siguruar miliona dollarë të cilat do t’i përdorë për prodhuesit e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit.