Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohje për epidemiologët që po hetojnë dhe testojnë rastet e dyshuara me Covid-19 në terren.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balla shkruan se epidemologët janë duke punuar ditë e natë duke hetuar dhe gjurmuar rastet e dyshuara derë më derë, rrugicë më rrugicë, pa u lodhur dhe akuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet duke frenuar kështu përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
“FacebookPersonazh: Duhet një falenderim i veçantë për “kundërzbuluesit” tanë ndaj armikut në këtë Luftë: epidemiologët e palodhur që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë. Janë disa që flasin për testimet, testimet, testimet, por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren me hetimet epidemiologjik dhe ndjekja e kontakteve.
MIRËNJOHJE për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me Covid-19 dhe izolimin e vatrave në territor.“, shkruan Balla.