Publikohen pamjet nga gjendja e rëndë që ndodhi këtë mesditë në Tiranë.
Në foto shihet momenti kur ndërhyn policia dhe prangos personin që kërcënoi me armë efektivin e Shqiponjave pasi i kërkoi lejedaljen.
Efektivi qëlloi me armë dhe plagosi në këmbë personin që kërcënoi dhe nga të shtënat, mori një plumb në këmbë edhe një kalimtare.
Orges Bilbili, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua në vend ndërkohë që ishte i plagosur në tokë, siç shihet në pamjet e publikuara.







