Në fund të muajit do të lançohet filmi i parë për virusin Covid-19. Titullohet “Korona: Frika është një tregues i virusit”, si dhe trajton historinë e shtatë personave të mbetur në ashensor, të cilët kaplohen nga ankthi fill pasi një kineze kollitet.
Regjisori Mostafa Keshvari thotë për BBC se ideja për të prodhuar një film rreth pandemisë globale nisi në mes të muajit janar, kur njihej thjesht si një virus kinez.
“Filmi e pati xhirimin e fundit në muajin shkurt, konkretisht në ditën e Shën Valentinit. Pra, e kemi realizuar brenda një muaji”-shprehet Keshvari.

Noah Gittell, kritik filmash, thotë se nuk ka asgjë jo etike në një produksion filmik që trajton virusin Covid-19. Megjithatë, ai thekson se mënyra sesi njerëzit po e përballojnë duhet shqyrtuar thellësisht.
“Do të surprizohesha nëse në “Korona: Frika është një tregues i virusit” ka diçka vërtetë substanciale”-shton Gittell.
Sakaq, Keshvari pohon se synimi i tij është që njerëzit të fillojnë ta shohin në një tjetër formë njëri-tjetrin pasi lufta ndaj Covid-19 të përfundojë.
arkiva.fjala.al/